Arbana dhe Eduarti flasin tek Rama për lidhjen e tyre: Në fillim nuk kemi pasur ndonjë raport, por më…

Çifti në jetë dhe në punë, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin të ftuar në episodin e radhës të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, i cili i pyeti ndër të tjera për romancën e tyre. Ata treguan se nuk ishin në kërkim të një dashurie dhe se lidhja e tyre lindi dhe u rrit natyrshëm.

“Ne nuk kemi punuar shumë ngushtë bashkë në fillim. Edi ka qenë edhe kamerman i programeve që unë drejtoja, por nuk kemi pasur ndonjë raport. Pastaj, filluam të punonim shumë më ngushtë bashkë dhe filluam ta njihnim njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht dy njerëz që janë gjetur në një vend pune dhe në një moment kanë filluar ta shikojnë ndryshe njëri-tjetrin”, u shpreh moderatorja.

Eduarti  theksoi se kishte parë shumë vajza, por asnjë si Arbana. “Kur e njoha nga afër njoha një profesioniste të ekranit. Por, njoha edhe një vajzë të jashtëzakonshme, që nuk e kisha parë asnjëherë që kur fillova punë në televizion. Kisha parë shumë vajza, por nuk kisha parë Arbanën”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?