Arbana Osmani dhe Eduarti në krye të Festivalit të Këngës

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, që pak ditë më parë u bë nënë për herë të tretë, Arbana Osmanin këtë vit mund ta shohin edhe në drejtimin e Festivalit të Këngës në RTSH.

Osmani dhe bashkëshorti i saj Eduart Grishaj mund të jenë në krye të organizimit të festivalit. Kjo pasi Osmani dhe drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Enkelejd Joti janë miq prej vitesh dhe s’do të ishte surprizë që ky i fundit t’ia besojë festivalin moderatores së njohur.

Po ashtu Arbana do të drejtojë gjithashtu sezonin e dytë të ”Big Brother Vip” dhe gjërat janë akoma të paqarta në lidhje me periudhën kohore të projekteve. Mbetet për t’u parë ç’do të ndodhë në vijim.

SHKARKO APP