Arbana Osmani, imazhi i ri i ”Prince Caffee”: Do të kem nderin të jem ambasadore në dy vitet e ardhshme
Është kompania më e madhe vendore për prodhimin e kafesë. Numëron 22 vjet në treg, e për konsumatorët prodhon të gjitha llojet e saj. Risia e fundit e Prince Caffee lidhet me imazhin që do ta përfaqësoj. Nderin për të qenë brend ambasadore e produkteve më të shitura në vend, e mban mbi supe prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani.
“Jam e privilegjuar dhe ndjej një vlerësim të madh të pëfaqësoj këtë brend. Jo vetëm sepse është një brend shumë i mirë i Shqipërisë së madhe, por edhe sepse të them të drejtën nuk e kisha menduar ndonjëherë veten si një imazh kompanie kafeje”, ka thënë Osmani.
Nga ana tjetër, në Instagram ajo shkruan se ”Kënaqësi të ndaj me ju fushatën e re pubicitare të “Prince Caffee”, imazh i së cilës do të kem nderin të jem në dy vitet e ardhshme në rolin e brand ambassador”.
View this post on Instagram