Arbana Osmani ka dy fjalë para nisjes së Big Brother VIP

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të Big Brother VIP, i cili këtë vit vjen me shumë ndryshime duke nisur që nga moderatori. Këtë vit spektaklin nuk do e prezantojë Arbana Osmani, por Ledion Liço.

Pak orë para spektaklit, Arbana ka bërë një postim ku shprehet falenderuese dhe mirënjohëse që ka pasur drejtimin e Big Brother.

”Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim tek unë nuk kishte askush dhe Lorit e Sarës me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhë duke bërë bashkë të gjithë familjen”, shkruan Arbana ndër të tjera duke i uruar në vazhdim suksese mikut të saj Ledionit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?