Arbana Osmani ndan copëza nga dasma në Toskanë
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj celebruan disa ditë më parë dashurinë e tyre në martesë.
Çifti të cilët zgjodhën ta organizonin dasmën në Toskana të Italisë, ku e kurorëzuan lidhjen e tyre me një ceremoni private pranë familjarëve dhe miqve të ngushtë duke mos publikuar asgjë nga festa.
E teksa të gjithë presin foto apo video të dasmës, Arbana ka reaguar për herë të parë me anë të një postimi në InstaStory, ku falenderon të gjithë personat që e ndihmuan për të realizuar dasmën e saj të ëndrrave.
Ajo ka publikuar dhe disa imazhe nga dekori në dasmën e saj.