Arbana Osmani ndez rrjetin për rikthimin e saj në televizion

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani ka qenë nën një presion të vazhdueshëm publik për rikthimin në ekran. Ajo vendosi që rikthimin ta realizonte vitin e kaluar jo në formën klasike televizive, por përmes një projekti në YouTube me titullin “Mirëmbrëma yje”. Në një intervistë të fundit, moderatorja konfirmoi se sezoni i dytë i këtij formati është në përgatitje, ndërsa paralajmëroi edhe një projekt tjetër, sërish për YouTube.

Vëmendja ndaj saj u shtua ndjeshëm pas paraqitjes si mysafire speciale në X Factor, një moment që u interpretua si një kalim i mundshëm drejt ekranit të TV Klan. Spekulimet nuk u shuan, përkundrazi morën hov të ri kur Arbana publikoi dje një fotografi me regjisoren e njohur të këtij televizioni, Vera Grabocka.

Ky postim ndezi rrjetin dhe la të hapura pyetje mbi planet e saj profesionale. Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për një takim miqësor mes dy emrave të njohur të medias, apo në prapaskenë po përgatitet një spektakël i madh që do ta rikthente Osmanin në televizion në një format të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?