Arbana Osmani reagon e prekur për tragjedinë me fëmijën e vrarë në Potam
Ngjarja e rëndë që ndodhi në Himarë, ku një vajzë 7 vjeçe humbi jetën pasi u godit nga skafi i drejtues nga Arjan Tase, ka tronditur mbarë opinionin publikë.
Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që kanë reaguar lidhur me këtë tragjedi. Më herët, Klea Huta i bëri thirrje shtetit që të marrë masa, ndërkohë pak minuta më parë, moderatorja Arbana Osmani ka shkruar në Instastory: “Shqipëria që nuk dua”, shoqëruar me ‘emoin’ e një zemre të thyer.
Kujtojmë që pushues të shumtë kanë filmuar pamjet pak sekonda nga ngjarja tragjike, ndërsa i afrohen skafistit Arjan Tase, duke i kërkuar llogari për atë që kishte bërë. Mes të tjerash në këtë video pushuesit dëgjohen të thonë se drejtuesi i mjetit një ish-efektiv policie ka kanosur dhe familjarët e vajzës së mitur.