Arbana Osmani rikthehet në ekran, por jo në TV! Zbulohet projekti i moderatores ikonike

Ajo është ikona e formatit Big Brother Albania. Fjala është për moderatoren shumë të dashur nga publiku Arbana Osmani, e cila ka vendosur të rikthehet në fushën e saj të preferuar, atë të moderimit. Rikthimi nuk do të jetë në TV, por përmes një podcasti të ri që pritet të ngjallë shumë interes. Ky është një hap i rëndësishëm për Arbanën, e cila ka munguar në ekran për shkak të angazhimeve të saj profesionale në biznes. Podcasti për të cilin ende nuk është zbuluar emri, është një projekt i shumëpritur dhe sipas burimeve të InfoMedia Albania, ky do të jetë një format interaktiv dhe inovativ, ku Osmani do të vijë me stilin e saj të veçantë që ka fituar dashurinë e publikut ndër vite.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

SHKARKO APP