Arbana Osmani rrëfen takimin e parë me Adelën:Pashë vajzën më të bukur….

Në një koncert, i gjithi që i dedikohet humbjes së gazetares Adelajda Xhemani u mbajt dje në Turbina art.

Ky koncert, që mblodhi emra të artit dhe muzikës, u prezantua nga moderatorja Arbana Osmani, e cila dikur e ka lakuar gjatë emrin e Adelës në edicionin e Big Brother.

Ky prezantim ka qenë ndër më emotivët për moderatoren.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duke luftuar me lotet sonte gjate prezantimit te koncertit “Ne vend te Adeles”, ka shkruar Arbana në postimin e saj, të djeshëm ku duket mjaft e prekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

Jo vetëm kaq por moderatorja e njohur gjatë fjalës së saj tregoi dhe se si e kishte njohur Adelajdën.

‘E kam njohur Adelën dy netë përpara se të futej në shtëpinë që do të kthehej më e  ndjekura në Shqipëri, Big Brother. Trokita në dhomen e hotelit dhe pashë vajzën më të bukur që kisha takuar ndonjëherë në ekranet shqiptare dhe më të friksuar. Adela dridhej dhe më thoshte: “Ti nuk e ke idenë se nga vijë unë, nuk e ke idenë se çfarë po bëj unë’. Në atë frikën e saj të madhe fshihej një guxim për të ndryshuar jetën, për të lënë pas jetën që kishte dhe për të nisur një të re që dëshironte”, tha Arbana Osmani.

Image

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?