Arbana Osmani shoqëron Eduartin në xhirimet e filmit të ri, ja si duket moderatorja
Moderatorja Arbana Osmani ka shoqëruar së fundmi partnerin e saj, Eduart Grishajn në projektet e tij kinematografike.
Arbana ka ndarë një foto me Eduartin gjatë xhirimeve të një projekti, duke zbuluar se ai është duke punuar për një film të ri.
“Duke bërë filma dhe fëmijë. Gjatë xhirimeve të ‘Sofia’ film i drejtuar nga artisti im i preferuar Eduart Grishaj. I uroj atij dhe të gjithë skuadrës shumë fat”, ka shkruar Arbana krah fotos ku në sy bie barku i rrumbullakosur.