Arbana Osmani shtatzënë për herë të dytë
Moderatorja e njohur Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë. Lajmin e ka konfirmuar vet moderatorja në një postim në rrjetin social Instagram ku ka uruar partnerin e saj Eduart Grishaj për ditëlindje dhe mes rrjeshtash jep lajmin se do të bëhen prindër.
Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj kanë lindur në të njëjtën datë, 7 maj dhe sot kanë një arsye më shumë për të festuar.
‘Gëzuar ditëlindjen gjysmës time më të mirë, shokut tim të ngushtë, njeriut që ka rrëmbyer zemrën time (që shumë shpejtë do të bëhet baba). Të dua” shkruan moderatorja duke bërë treguar se është në pritje të ëmbël.
Arbana do të bëhet nënë për herë të dytë, pas djalit të parë Jonit, që me siguri po gëzon shumë për beben që do vijë.
Osmani dhe Grishaj jetojnë prej kohësh një histori të bukur, që nisi nga “Dua të të bëj të lumtur” në “Top Channel”.