Arbana Osmani tregon pse nuk postoi foto gjatë shtatzënisë
Gjatë dy shtatzënive të saj, Arbana Osmani nuk ka postuar foto me barkun e rrumbullakosur. Moderatorja është treguar e kujdesshme të mos postojë asnjë foto gjatë pritjes së ëmbël ku dallohej dukshëm që ishte shtatzënë.
Diçka e tillë, sigurisht që nuk u ka shpëtuar ndjekësve të cilët janë kureshtarë të dinë pse Arbana s’poston kurrë një foto me barkun e rrumbullakosur. Në Instagram-in e saj, gjatë rubrikës pyetje-përgjigje, dikush e pyeti nëse është e vërtetë që urren fotot e shtatzënisë.
“Jo, nuk është kjo. Mua thjesht s’më pëlqen të postoj foto kur jam shtatzënë në rrjete sociale pasi e di që kjo mund të ndikojë tek shumë gra, që për fat të keq i duhet të përballen me probleme të fertilitetit dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo. Eshtë kaq e thjeshtë”,-shkruan Osmani.