Arbana Osmani zgjodhi fjalët më emocionuese në datëlindjen e parë të Diellit

Arbana Osmani ka të gjitha arsyet për të qenë e lumtur dhe e emocionuar sot në datëlindjen e parë të “Diellushkës”, siç e quan me përkëdheli të voglin e saj. Nëse viti që lamë pas ka qenë i vështirë për të gjithë, duket se bekimi për të besuar tek mrekullitë i solli Diellin në jetë.

Moderatorja ka zgjedhur fjalët dhe fotot më të ëmbla për t’i uruar ditëlindjen e parë të birit dhe sigurisht i ka emocionuar të gjithë.

“Gëzuar ditëlindjen Dielli im i vogël, dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti, bekimi që më risolli besimin se mrekullitë egzistijnë dhe se Dielli mund të lindë sërish. Më ke ndriçuar jetën o Diell, të jam gjithë jetën mirënjohëse. Të do shumë mama!”- janë fjalët e Arbanës të shoqëruara nga foto ku ka shumë dashuri.

I urojmë edhe ne Diellit të bëhet 100 vite!

SHKARKO APP