Arbana Osmanin dhe Eduard Grishaj festojnë ditëlindjen në finalen e BBV, surpriza në studio

Partnerë në punë, në jetë e sikur të mos mjaftonte kjo ato kanë lindur edhe në të njëjtën datë. Arbana Osmanin dhe Eduard Grishaj festojnë ditëlindjen të dy më 7 Maj dhe këtë vit në finalen e Big Brother VIP.

Arbana u surprizua në studio me një video me momentet më emocionuese gjatë këtij edicioni të Big Brother Vip Albania dhe po ashtu të gjithë banorët i kënduan këngën e ditëlindjes. Arbana më pas uroi partnerin e saj, Eduartin për ditëlindje.

Eduarti dhe Arbana janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit. Joni është djali i madh i Arbanës nga martesa e parë.

SHKARKO APP