Arditi i bën realitet ëndërrën Klaudia Pepës

Pak ditë më parë, Ardit Gjebrea zbuloi se përveç Bora Zemanit, krah tij në tre netët e “Këngës Magjike” do të jetë dhe balerina Klaudia Pepa. Klaudia do të shërbejë njëherazi edhe si moderatore, edhe si balerinë, që është pika e saj e fortë. Në një postim në Facebook, Klaudia reagoi për herë të parë pas dhënies së lajmit nga Gjebrea.

”Si ju duket lajmi i Festivalit Kënga Magjike? Kënga Magjike ka qenë gjithmonë një pjesë e bukur e jetës sime, kam marrë pjesë shpesh si balerinë dhe ëndërroja që një ditë të isha prezantuese dhe balerinë në të njëjtën kohë dhe ja. Faleminderit stafit dhe Ardit Gjebreas. Faleminderit familjes sime që beson gjithmonë te unë! E lumtur që do të jem afër jush. Mezi pres”,-shkruan Pepa në facebook.

E ëma, Lume Pepa, gjeti momentin të shprehë mbështetjen e saj publikisht në një koment ekstra. ”Unë, unë, unë dhe unë besoj që ti në çdo frymëmarrje që thith dhe nxjerr ke një synim të cilin sapo e lëshon ajrin që thith, ajo ta bën gati rrugën për tu realizuar. Unë gjithmonë besoj, ti e di. Suksese përgjithmonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?