Argjentina pret “dasmën e shekullit” të Lionel Messit (FOTO)

Lionel Messi u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzzo dhe kanë organizuar një dasëm përrallore, që në media cilësohet si dasma e shekullit. Ceremonia u mbajt në qytetin e lindjes së çiftit, Rosario, në një nga komplekset më luksoze.

Në dasmën e yllit të futbollit morën pjesë rreth 260 të ftuar dhe shumica e tyre i përkasin botës së futbollit. Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, dhe në sigurinë e saj u angazhuan rreth 450 forca policie.

Nga të ftuarit në këtë dasëm përrallote bie në sy Pique me Shakirën, partnerët e Messit tek Bartcelona, Neymar dhe Suarez dhe shumë të tjerë.

E veçanta e kësaj lidhjeje është se Messi është njohur dhe dashuruar me Antonellën, kur ishte vetëm 5 vjeç dhe ata tashmë kanë dy fëmijë.

SHKARKO APP