Ariana Grade shpallet qytetare nderi në Mançester
Ariana Grande është bërë qytetare nderi në Mançester pasi organizoi konceritin bamirës “One Love” për të mbledhur fonde për viktimat e sulmit terrorist në qytet.
Këshilltarët votuan njërzëri në një takim për t’i dhënë çmimin yllit të muzikës pop.
23-vjeçarja ka bërë shumë përpjekje për organizimin e koncertit të bamirësisë në “Old Trafford”, ku u mbështet nga këngëtarë të tjerë të famshëm si Coldplay, Justin Bieber, Katy Perry dhe mikja e saj më e mirë Miley Cyrus.
Kamikazi Salman Abedi vrau 22 vetë, duke përfshirë shtatë fëmijë, kur ai shpërthye një bombë kur njerëzit filluan të largoheshin nga koncerti i këngëtares në Manchester Arena më 22 maj.