Ariana Grande do mbajë koncert që të mbledhë fonde për viktimat e sulmit terrorist

Ylli i popit, Ariana Grande ka konfirmuar se do të rikthehet në Manchester për të bërë një koncert ku do të mblidhen fonde për viktimat e sulmit terrorist.

Burime të afërta me të njoftojnë se ajo do të kthehet në qytet të dielën, me 4 qershor për të dhuruar një shfaqje të madhe.

Ajo u largua nga Manchester menjëherë pas ngjarjes, për të shkuar në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara ku ndihej më e mbrojtur dhe e sigurtë.

Ndërkohë, dje publikoi një status në rrjetin social Twitter ku shprehu mirënjohjen e saj për të gjithë dhe tha se zemra e saj është me to.

Ajo tha se nuk do e lejojë urrejtjen të mbizotërojë, prandaj sulmi që la të vdekur 22 persona dhe plagosi më shumë se 100 njerëz nuk do të jetë ngjarja kryesore.

23-vjecarja, së bashku me emra të tjerë të njohur kanë treguar se dashuria është dicka e madhe dhe do të vazhdojnë të përcjellin gjithnjë mesazhe të tilla te njerëzit.

SHKARKO APP