Ariana Grande do paguajë për funeralet e viktimave në koncertin e saj
Këngëtarja Ariana Grande do të mbulojë shpenzimet për funeralet e viktimave që humbën jetën në koncertin e saj në Manchester, ka shkruajtur një faqe që i dedikohet të rejave të fundit rreth saj.
Ata supozojnë se ylli i popit është aq e shkatërruar sa premton se do ndihmojë familjet e 22 personave të vdekur nga sulmi terrorist.
“Lajme për Ariana: Ajo ka arritur te familjet e viktimave dhe do të paguajë për funeralet,” – shkruajti faqja e quajtur Ariana Updates!
Ndërkohë, nuk dihet nëse kjo gjë është e vërtetë, por këngëtarja ka publikuar një postim ku shpreh keqardhje për ngjarjen e tmerrshme.