Ariana Grande heq nga puna balerinën e saj, për disa komente raciste

Ariana Grande ka vendosur të heqë nga puna Lady Cultura, një nga balerinat e turneut të saj “Dangerous Woman Tour”, për shkak të komenteve raciste në rrjetet sociale.
Nuk është hera e parë që bashkëpunëtorja e këngëtares përdor një gjuhë të papërshtatshme në rrjetet sociale dhe kështu poptari ka vendosur ta heqë nga grupi i saj i balerinave, duke mos e ndjekur më as në rrjetet sociale.

Ariana e ka bërë këtë veprim për të evituar të përfshihet në polemika. Ajo në 2015 përfundoi ne mes të debateve për të ashtuquajturin ‘Skandali i petullave’. TMZ atëherë kishte bërë publike një video në të cilën shfaqej Grande teksa lëpinte një petull në një dyqan dhe më pas e vendoste atë në vend.
Më pas ylli kishte komentuar ”Cfarë është kjo? E urrej Amerikën’. Në atë kohë vajzës i kushtuan shumë fjalët antiamerikane dhe u detyrua të kërkonte falje për sjelljen e saj.

SHKARKO APP