Ariana Grande performon për herë të parë që nga vdekja e Mac Miller

Ariana Grande ka bërë rikthimin e saj triumfues në skenë. Mbrëmjen e së hënës, në NBC u transmetua “A Very Wicked Halloween: Celebrating 15 Years on Broadway”.

Dhe këngëtarja bëri një interpretim mbresëlënës të ‘The Wizard and I”. Performanca solli për herë të parë në skenë Granden që nga vdekja e ish të dashurit të saj, Mac Miller në shtator dhe ndarja me ish të fejuarin Pete Davidson, në mes të tetorit.

Në event ylli i popit u shfaq pa unazën e saj të fejesës dhe me tatuazhin dedikuar Pepe të mbuluar. Pjesëmarrja e saj në mbrëmjen speciale nuk ishte e sigurtë. Që pas vdekjes së Miller, ajo anulloi një sërë performancash.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?