Ariana Grande rinis turneun në Paris
Ariana Grande tashmë është e gatshme të ngjitet në skenë dhe të rifillojë turneun e saj “Dangerous Woman”.
Këngëtarja 23-vjeçare e mbylli turneun pas sulmit në Mançester.
Në vend që të anulonte tërësisht turneun, Ariana, menaxheri i saj Scooter Braun dhe ekipi i saj, menjëherë organizuan koncertin e përfitimeve me moton “One Love Manchester”, ku u mblodhën mbi 13 milionë dollarë, para këto që do të shkojnë në një fond të krijuar për viktimat që u prekën në sulm.
Tani, Ariana po e vazhdon turneun e saj sonte, në Paris, Francë.