Ariana Grande vazhdon turneun në Europë

Ylli i popit, Ariana Grande ka vazhduar turneun e saj në Europë edhe pas sulmit terrorist në Manchester që mbetën të vdekur 22 persona dhe shumë të lënduar. Ajo performoi mbrëmjen e kaluar në Paris, ku pati masa të larta sigurie, pasi rrugët u bllokuan disa orë para se koncerti të fillonte. Stafi i sigurisë kontrolloi çantat e çdo personi dhe policët kontrolluan zonën me qen nuhatës. 23-vjeçarja u shfaq në skenë me të dashurin e saj, Mac Miller, i cili ishte mbështetje e madhe për të. “Ajo filloi të performonte përsëri pas ngjarjes tragjike dhe bëri kaq shumë për Manchester. Ariana dhuroi shumë para për familjet dhe shkoi të vizitonte vajzat e vogla në spital. Unë e adhuroj për atë që bën”, tha një 16-vjeçar për Reuters. Megjithëse shumë fansa ishin të pasigurt për t’u bërë pjesë e koncertit të saj të radhës, në fund pranuan se çdo gjë shkoi mirë dhe nuk pati probleme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?