Arilena Ara fiton Festivalin e Këngës, zëri i Shqipërisë në Eurovision
Arilena Ara ka arritur të fitojë Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH dhe kështu do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2020. Një suprizë e madhe, pasi gara me Elvana Gjatën ishte e madhe por kënga “Shaj” u votua nga juria për të qenë fituese.
Me çmimin e dytë u vlerësua Elvana Gjata me këngën, “Me tana” ndërsa çmimi i tretë shkoi për Sara Bajraktarin me këngën “Ajër”. Eurosong 2020 do të mbahet në Holandë më 16 maj. Menjëherë pas trofeut, ajo tha se ndryshe nga çdo këngë tjetër që ka krijuar, këtë e ka krijuar dhe ia ka dedikuar vetes.
“Unë nuk këndoj për trofe, unë nuk këndoj për të fituar çmime, unë këndoj sepse ia kam dedikuar jetën muzikës, sepse kam kënduar që 14 vjeç. Këtë herë, kam kënduar pë veten, jam trembur, jam frikësuar, jam ndier në ankth, jam emocionuar me këtë këngë”.