Arilena Ara nuk e ndjek më në Instagram Alketa Vejsiun

Nëse ju ra në sy postimi i Alketa Vejsiut në lidhje me fituesin e “Festivalit të Këngës”, ku kërkoi falje për mungesën e meritokracisë, i ra në sy edhe Arilena Arës, përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovision. Dje, Arilena dhe Alketa ndiqeshin në Instagram, ndërsa sot, Arilena nuk e ndjek më moderatoren. Ndërsa Alketa nuk ka bërë asnjë veprim. Fitorja e Arilenës u has menjëherë me polemika. Burime të brendshme për Anabel.al konfirmojnë se juria shqiptare u shtua në minutën e fundit për t’i dhënë përparësi Arilenës. Si pasojë e këtij veprimi, Vejsiu dhe Grabocka debatuan ashpër në lidhje me strategjinë për të çuar në Eurovision një këngë që nuk ishte e preferuara e publikut dhe mesa duket as e jurisë. Një sërë personazhesh të njohur gjithashtu u surprizuan nga fitorja e Arilenës dhe nga mënyra si u arrit kjo fitore.

SHKARKO APP