Arilena jo në Eurovision? Këtë vit do të ketë Festival të Këngës
Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e 59- të Këngës në RTSH. Pavarësisht situatës së krijuar nga Covid-19 është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet.
Nëndrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka zhvilloi dje takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues.
Në takim u diskutuan çështje që lidhen veçanërisht me cilësinë e festivalit, duke nisur që nga ngritja e një komisioni vlerësimi për përzgjedhjen e këngëve e deri tek kriteret për pjesëmarrjen në festival.
Në muajin shtator pritet që krijuesit të paraqesin këngët që do të përzgjidhen për edicionin e 59 -të Këngës në RTSH.
Nga ana tjetër, nuk dihet nëse kjo do të thotë se Arilena Ara fituesja e Fik 58, nuk do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2021, për shkak se këtë vit u anulua nga pandemia e Covid-19.