Arilena në Eurovison, ”Shaj” në duart e producentë që kanë fituar çmime ”Grammy”

Arilena Ara po punon lidhur me performancën e saj në Eurovision Song Contest 2020.  “Shaj” u kthye në të preferuarën e publikut shqiptar, e siç zbuloi vetë këngëtarja në intervistën post-festival, balada do të këndohet në gjuhën angleze në skenën e Eurovizionit.

Lidhur me përfaqësimin e këngës në këtë festival, sipas ”News 31”, po punohet me dy producentë fitues të çmimeve “Grammy”. Versioni i “Shaj” në anglisht është punuar dhe riorkestruar në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë, ku artistë si Michael Jackson u kanë dhënë jetë projekteve të tyre.

Në Eurovizion, do të dëgjojmë një baladë më radiofonike e me tendenca të rrymës pop, normalisht, duke i qendruar besnikë identitetit të “Shaj” në gjuhën shqipe. Me pak fjalë, pritet që Arilena të na befasojë në skenën gjigante të festivalit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?