Arilena reagon pas anullimit të Eurovision 2020

Eurovision 2020, i cili do të mbahej në Rotterdam, qe një nga aktivitetet kulturore që u anullua, për shkak të përhapjes dhe rrezikut të koronavirusit. Në një postim në Instagram, Arilena – e cila do të konkurronte me versionin anglisht të ‘Shaj’, ‘Fall from the sky’ – shkroi në Instagram se “më shumë rëndësi ka shëndeti”.

Këngëtarja falenderoi ndjekësit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj kohe.

“Janë disa sekonda të shkëputura nga puna jonë intensive këto muaj në Los Angeles teksa punonim për ‘Fall from the sky’. Nuk mund ta përshkruaj sa krenare, mirënjohëse dhe e lumtur jam për çdo moment; jo vetëm unë, por secili prej nesh ka dhënë shumë për këngën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë përkushtimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin e vendosim për këtë këngë. Ky është përkufizimi im i dashurisë. Faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë. Ju i jepni vlerë çdo përpjekjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

P.S. Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti. Ju lutem, qëndroni në shtëpi. Qëndroni të sigurt. Ju dërgoj gjithë dashurinë time. Zoti ju bekoftë!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?