Arjan Çani flet për sëmundjen e tij: “Nuk dua të shërohem!”
Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani njihet për fjalorin dhe sjelljet e tij pa komplekse. Ai tashmë është pjesë e jurisë së “Your Face Sounds Familiar” ku komenton perdormancat e pjesëmarrësve.
Mbrëmjen e djeshme ai ka folur pas performancës së këngëtares Flaka Krelani si Beyonce. Çani ka kërkuar ndjesë se nuk e ka parë siç duhet këtë performancë pasi ka qenë i fiksuar tek këmbët e balerinave.
Ai ka thënë në “Your Face Sounds Familiar” se vuan nga fiksimi pas balerinave bukuroshe, duke theksuar se ato e kishin “sëmurur” gjatë performancës së Flakës. Në fjalën e tij ka ndërhyre prezantuesja Alketa Vejsiu, e cila ka thënë me humor se produksioni është duke gjetur kurën për ta “shëruar” nga kjo “sëmundje”.
“Alketa, jam mirë! Nuk dua të shërohem!”- është shprehur Çani duke shkaktuar të qeshura në sallë.