Arjola Demirit i realizohet ëndrra: Do prezantoj një emision
Përveç anës publike, Arjola Demiri rrëfeu sot në “Wake Up” edhe detaje nga jeta e saj sentimentale e personale.
Arjola tha se është në pritje të një mashkulli ideal, por në të vërtetë nuk është gati, për shkak të moshës delikate të fëmijëve të saj,
“Jam në pritjen time ideal të vij një mashkull. Nuk ka ardhur princi kaltër. Prej vërteti, nuk jam gati sinqerisht. Nëse do e ndjeja dhe do ishte personi duhur, por fëmijët janë në moshë delikate. Ta kalojnë fazën e adoleshencës”, tha Arjola.
Aktorja tregoi po ashtu se i është plotësuar ëndrra që kishte për të prezantuar një emision. Ajo tha se i është ofruar një punë në një televizion të ri në Kosovë.
“Në Kosovë më është ofruar një punë në një televizion. Dëshira ime është të bëj një shfaqje. Të bëj një emision për një Tv të ri që po hapet në Kosovë. Prezantuesja e një emisioni vetëm për mua”, tregoi Arjola.