“Arkivoli i babit tim kaloi përballë maternitetit”, rrëfehet Topalli: E linda vajzën ditën që vdiq im atë

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli si rrallë herë ka treguar detaje që nuk i kishim dëgjuar asnjëherë për jetën e saj.

Duke folur për ardhjen në jetë të nipit të saj, Topalli kujtoi edhe momentet e vështira kur ka lindur vajzën Megi. Ajo rrëfeu tek emisioni “Rudina” se e ka lindur vajzën ditën që babai i saj kishte ndërruar jetë. Sipas Topallit, lindja u përshpejtua për shkak të kësaj ngjarjeje.

“Ardhja e Megit në jetë ka ardhur në një mënyrë të pazakontë. Unë e kam lindur ditën e varrimit të babit tim. Lindja e saj ndodhi pak orë pasi ai vdiq, domethënë u përshpejtua nga kjo që ndodhi. E mbaj mend atë ditë me shumë emocion. Mbaj mend që arkivoli i babit tim kaloi përballë martenitetit. Janë këto ngjarje që të bëjnë të shikosh ndryshe jetën, për më shumë mirëkuptim në familje dhe harmoni”, tha ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

SHKARKO APP