Armaldo pëson të njëjtin ‘fat’ si Luizi, “Top Channel” merr vendimin për Maestron

Pas suksesit të madh të këngës së Luiz Ejllit për Kiara Titon “Me ty”, e cila u publikua në ‘Youtube’ e Top Channel, të njëjtin fat do ketë edhe ajo e Armaldo Kllogjerit.

Maestro, këndoi mbrëmjen e kaluar këngën dedikuar grave dhe femrave me rastin e ‘8 Marsit’. Ai kishte bërë kërkesë në dhomën e rrëfimit, për krijimin e kësaj këngë, derisa produksioni, i dha shansin e e ndihmoi që ta bënte realitet dëshirën.

Por kënga do jetë në faqen zyrtare të Top Medias, e të gjitha fitimet nga klikimet do jenë të tyre. Kështu u veprua edhe me këngën e Luizit, e cila për tre javë ka arritur 3.7 milionë klikime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?