Armina flet për komentin e ish-Kryeministrit Berisha për lidhjen e saj me Shkëlzenin
E pranishme në Javët e Modës në Milano dhe në Paris, Armina Mevlani, është kthyer në Shqipëri. Pas disa javësh punë intensive në eventet e modës, por edhe fotografi e punë për blogun e saj, Armina është rikthyer me energji të reja.
E ftuar mbrëmjen e së premtes në programin “Rudina” në Tv Klan, blogerja e njohur ka treguar më shumë për eksperiencën e saj të fundit, për bashkëpunimet me emrat më në zë të modës, si dhe për projektet që do të realizojë së shpejti.
Por gjatë këtyre ditëve që Armina ka qenë e pranishme në javët e modës në Milano dhe Paris, ish-Kryeministri Berisha ka qenë i ftuar në programin e ri “Xing me Ermalin”, ku nuk iu shmang pyetjes së Ermalit për “nusen e re të shtëpisë”.
Pasi tha se ҫifti jetojnë në shtëpi tjetër dhe ai në shtëpi tjetër, ish-Kryeministri konfirmoi se e ka bekuar lidhjen e tyre dhe se respekton zgjedhjen e të birit.
Por si është ndier Armina pasi ka dëgjuar këtë deklaratë të vjehrrit të saj? E pyetur nga Rudina për këtë pjesë, Armina tha se e dinte që ish-Kryeministri do të ishte në program, por nuk e dinte që do të pyetej edhe për marrëdhënien e dy të rinjve: “Filluan mesazhe të pafund nga njerëz që i njihja ose që nuk i njihnja. Më dërgonin videon e emisionin dhe më thoshin “dëgjoje, ja ҫfarë tha zotëria….”