Armina Mevlani flet për të ëmën: Punonte tre punë në ditë, nuk më ka llastuar

Edhe pse vëmendja nga dasma ende nuk ka ikur, moderatorja Armina Mevlani ka treguar  në “Goca dhe Gra”, detaje nga jeta familjare kur ishte adoleshente, ku tha se e ëma ka punuar tre punë në ditë, e megjithëse nuk e shikonte shumë, e ka edukuar atë shumë mirë.

Armina u shpreh se edhe vetë që në moshën 14-vjeçare ka punuar dhe megjithëse ka qenë fëmijë i vetëm nuk është llastuar por është mësuar me disiplinën e punës.

”Mami punonte tre punë në ditë. Autoritetin ma ka dhënë në një formë tjetër, më ka mësuar me punën që 14-vjeçe kam filluar të punoj. Kam qenë fëmijë i vetëm, por nuk më ka llastuar. Autoritetin ma ka krijuar në një formë tjetër, ishte shoqja ime e ngushtë. Gjithçka që ajo më kërkonte ishte ligj për mua sepse unë e shihja sa shumë punonte e lodhej për mua. Pa krijuar atë autoritet me presion e llogari”.

SHKARKO APP