Armina Mevlani kopjon në veshje Chiara Ferragni
Ajo shfaqet gjithnjë në formën e saj më të mirë, me pamje të kuruar maksimalisht dhe veshje më trendy që i duan të gjitha vajzat. Por, përtej asaj që shohim, është zbuluar se cili është personazhi që imiton Armina Mevlani. Ja ku është shembulli konkret: ajo quhet Chiara Ferragni stiliste e njohur e Guess si dhe fashion bloger e famshme. Kjo foto flet sa mijëra fjalë: fustani identik i markës MSNG, edhe pse aksesorët si çanta dhe këpucët janë krejt ndryshe. Fundja nuk ka asgjë të keqe të imitosh një personazh; por ka rëndësi që asnjëherë të mos biesh pre e kopjeve të këqija. Armina së shpejti do të shfaqet si blogere, ndoshta Chiara Ferragni e ka frymëzuar për hapin e saj të radhës, pas hapjes së dyqanit të saj