Armina rrëfen marrëdhënien me vjehrrën: Për çfarë e “këshilloj” Liri Berishën
Kur është fjala për modën dhe fjalën e fundit të saj, Armina Mevlani është ndër emrat që të vjen lehtësisht në mendje. Jo vetëm për stilin e veçantë, veshjet që zgjedh, por edhe për këshilla dhe kombinime të ndryshme.
Armina ka treguar më shumë për pasionin dhe profesionin e saj që nga fillimet e veta kur ishte adoleshente e deri tek puna e saj e tanishme, e cila ka marrë përmasa të tjera. Duke folur për make up-in, modën dhe biznesin e saj, Armina ndër të tjera tregoi edhe për marrëdhënien e saj me vjehrrën. A shoqërohen ato bashkë për të bërë shopping?: “Mund të takohemi, por shopping nuk kemi bërë. Thjesht ne takohemi. Kemi një marrëdhënie shumë të qetë, shumë të mirë…” – tregon ajo për nënën e Shkëlzenit, Liri Berisha.
Megjithatë, përtej marrëdhënies së mirë dhe të qetë, duket se zonja Berisha nuk është natyrë që e merr në telefon dhe e pyet me çfarë mund kombinojë një veshje e caktuar: “Faktikisht jo, por më merr për t’i përzgjedhur ndonjë gjë të lezetshme te dyqani. Unë ia përzgjedh, mund ta këshilloj pak, por ajo ka shumë stil edhe vetë”, është shprehur blogerja e mirënjohur.
/GSh/