Arrestohet djali i Madonnës, kapet me drogë

Djali adoleshent i divës së muzikës botërore, Madonna, Roço Ritchie është arrestuar, pasi është kapur me kanabis. ‘Daily Mail’ shkruan se lajmi është konfirmuar nga burime për ‘The Sun’. Mësohet se 16-vjeçari ishte denoncuar nga fqinjët, pasi e kanë parë duke tymosur marijuanë afër banesës së tij në Primrose Hill në veri të Londrës.

Burime për ‘The Sun’ pohuan se Roço ishte parë duke hedhur diçka teksa afrohej policia, ndërsa gjatë kontrolli të ushtuar, në rroga atij iu gjet një sasi e vogël droge. Një zëdhënës policie konfirmoi se:
“Një i ri 16-vjeçar është arrestuar për posedim kanabisi.”.

Ndërkohë, djali i Madonnës u arrestuar edhe më 28 shtator të këtij viti për të njëjtën vepër, në veri të Londrës, bashkë me një grup të rinjsh. Por, më pas ai u lirua dhe u dërgua në një qendër reabilitimi për të rinjtë. Ndërsa tashmë ai ka renë pre e gabimit, duke mos iu ndarë telasheve me drogën.

SHKARKO APP