Arrestohet djali që planifikonte sulmin terrorist në koncertin e Ariana Grande
Policia ka arresuar të riun që dyshohej se po planifikonte një sulm terrorist në koncertin e Ariana Grande në Costa Rica.
Hetuesit nisën një kërkim pasi kërcënimi i mesazheve u postua në gjuhën arabe në faqen e internetit të organizatorëve të koncertit.
I dyshuari nga Kolumbia, Caicedo Lopez është 22 vjecari që u kap nga forcat e policisë, të cilët konfiskuan 2 telefona celularë që bënin kërcënimet.
Nuk dihet nëse ky është ndër anëtarët e grupit ISIS, por po mbahet në burg derisa të mbarojnë hetimet.
Ndërkohë në koncertin e yllit të popit nuk ka patur asnjë dëmtim dhe ka përfunduar me sukses.