Arrestohet Dr. Dre pas denoncimit nga fqinji

Pas një denoncimi të bërë nga fqinji i tij në Malibu, muzikanti Dr. Dre e gjeti veten në prangat e policisë amerikane. Sipas fqinjit, shtëpia e Dr.Dre është e pajisur me armë, të cilat muzikanti i nxjerr në publik. Ai vendosi ta denonconte këngëtarin, pasi kishte parë që ai kishte kërcënuar një person, i cili kishte ndaluar makinën në pronën e tij dhe ishte gati të hapte zjarr. 51-vjeçari Dre u tregua i gatshëm të bashkëpunonte me policinë, por në fakt asnjë armë nuk u gjet në shtëpinë e tij. Pas këtij episodi aspak të këndshëm, ai është lënë i lirë nga prangat, ndërsa pritet të paraqitet në gjyq, pasi kjo nuk është hera e parë që fqinjët ankohen për të.

SHKARKO APP