Arrestohet Jason Derulo, bëri sherr me burrat që e ngatërruan me Usher

Këngëtari Jason Derulo është arrestuar në Las Vegas pas një sherri me disa burra, të cilët e kishin ngatërruar me këngëtarin tjetër, Usher.

Në një video të publikuar në mediat amerikane të martën, duket 32-vjeçaro që hidhet te një grup burrash, pasi njëri prej tyre e thërriti: “Hej, Usher”, duke e sharë. Sipas TMZ, policia mbërriti në hotelin ku ndodhi sherri dhe vuri në pranga këngëtarin.

Dëshmitarët thanë se Derulo ishte tepër i nxehur me burrat, dhe goditi njërin prej tyre në fytyrë me grusht. Të tjerë thanë se më pas goditi me shuplakë një tjetër, dhe rojet e sigurisë duhet të ndërhynin për të ndërprerë sherrin. TMZ raporton se dy burrat nuk e paditën këngëtarin, edhe pse kishin shenja gjaku në fytyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?