Arrestohet modelja seksi që protestoi kundër Trump

Komediania Amy Schumer dhe modelja seksi Emily Ratajkowski kanë protestuar vendimin e presidentit Trump dhe janë arrestuar së bashku me 300 të tjerë.

Ata po kundërshtonin presidentin e Amerikës për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme. Të gjithë të arrestuarit janë në qelitë e rajonit në Ëashington DC.

Modelja 27-vjeçare ka publikuar një fotografi në Instagram ku mban një pankartë të madhe me shkrimin “Respektoni ekzistencën e femrës ose prisni rezistencën e saj.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot u arrestova duke protestuar për nominimin e Brett Kavanaugh për Gjykatën Supreme, një njeri që është akuzuar nga gra të shumta për sulm seksual”, ka shkruar Emily në Instagram.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, ligjvënësit pritet të votojnë për emërimin e Kavanaugh në ditët në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?