Arrestohet ylli i “Joker”
Joaquin Phoenix është kandidati kryesor për të çuar në shtëpi trofeun “Oscar” të aktorit më të mirë muajin e ardhshëm.
Por ylli i “Joker”, vërtetoi se nuk është mbi ligjin të premten, pasi u arrestua nga policia gjatë një tubimi kundër ndryshimeve klimaterike në Uashington.
45-vjeçari Joaquin Phoenix ishte një nga yjet e shumtë që i janë bashkuar protestës së organizuar nga Jane Fonda, ku të pranishëm ishin edhe emra të tjerë të famshëm si Susan Sarandon, Martin Sheen dhe Maggie Gyllenhaal.
TMZ raporton se Joaquin Phoenix u arrestua nga policia së bashku me Martin Sheen pasi refuzuan urdhrin e policisë për të shpërndarë protestën.
Protestat kundër ndryshimeve klimaterike janë të organizuara nga Fonda janë të përjavshme dhe ku i kësaj të premteje vlerësohet si një nga më të mëdhenjtë.