Arsyeja pse Adrian Gaxha nuk i bën publike lidhjet
Edhe Adrian Gaxha është kundër bërjes publike të jetës personale. Pas ndarjes me bukuroshen Luana Vjollca, ai është munduar me çdo kusht që lidhjet të mos komentohen në mediat rozë.
Në një intervistë të fundit, këngëtari është shprehur se ka dashur të qëndrojë sa më larg problemeve, duke mos i bërë më publike lidhjet e tij të dashurisë.
Këngëtari ka thënë se një lidhje publike shkakton shumë probleme në çift dhe se ai e respekton privatësinë e personit tjetër.