Arti në zi! Ndërron jetë muzikanti i njohur shqiptar
Showbiz E Enjte, 9 Shtator 2021 10:11
Bota e artit është në zi pasi ka humbur një ndër dirigjentët dhe profesorët më të mirë të saj. Bahri Çela është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.
Ai konsiderohet dirigjenti i parë në Kosovë. Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Kreshnik Çela në rrjetin social Facebook.
Ai ishte edhe kompozitor dhe profesor dhe kishte vite që jetonte në Londër. Çela ishte edhe njëri nga themeluesit e Filharmonisë së Kosovës.
KOHA JONË SONDAZH

