Arti në zi, shuhet në moshën 81 vjeçare legjenda e rrokut

Është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare kitaristi ikonë i rrokut të viteve ’60, Spencer Davis.

Spencer ishte anëtar i grupit të rrokut “The Spencer Davis Group”, të cilët u bënë të famshëm në të gjithë botën me këngët Keep On Running dhe Somebody Help Me.

Davis u nda nga jeta ditën e hënë në spital, pas një sëmundje të rëndë. Lajmin e ka dhënë menaxheri i tij, i cili është shprehur se ka humbur një mik të ngushtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?