Artikulli i revistës gjermane për aktorin shqiptar: Shumë seksi!

Nik Xhelilaj po konfirmohet gjithnjë e më shumë si aktor në tregun ndërkombëtar të kinematografisë. Pas sukseseve të njëpasnjëshme në Turqi, me pjesëmarrjen e tij në serialet televizive, bukuroshi shqiptar po korr tani suksese dhe në Gjermani.

Një javë më parë, aktori është fotografuar në tapetin e kuq të eventit të organizuar nga revista prestigjioze GQ në Berlin, ndërsa tani, ka realizuar një intervistë ekskluzive për revistën gjermane “IN Magazine”. “Nik Xhelilaj, shumë seksi,” është titulluar intervista, duke iu referuar personazhit që interpreton aktori në filmin gjerman: “Winnetou”.

Dhe ne s’mund të ishim më tepër krenarë se kaq që përfaqësohemi jo vetëm nga një aktor i shkëlqyer, por edhe nga një bukurosh me tipare mesdhetare, që i ka bërë gratë ‘të çmenden’ pas tij.

https://www.instagram.com/p/BM6qx7CBwhZ/?taken-by=nik_xhelilaj

SHKARKO APP