Artistë të pikëlluar nga ikja e Ergit, por “harrojnë” padrejtësinë tek Kënga Magjike
Ndarja e parakohshme nga jeta e Ergi Dinit, ka shokuar të gjithë. Kolegë të tij, artistë të shumtë janë shprehur të pikëlluar nga kjo ikje por vjet, ishin po këta artistë që nuk e vlerësuan. Dini ishte pjesë e festivalit “Kënga Magjike 2015” me këngën “Pa frymë”.
Performanca e tij ishte nga më të mirat e festivalit ai nuk arriti të futej në finale për arsye të votave të pamjaftueshme nga kolegët të cilët votojnë njëri- tjetrin. Kështu pas finales së festivalit ku fitoi Aurela Gace, të gjithë finalistët ishin të ftuar nga Arditi tek “E diela shqiptare” për të diskutuar për pikët dhe gjithçka tjetër.
Aurela i kërkoi falje publike Ergit duke thënë se i ka shpëtuar pa e vënë re dhe se kjo nuk do të thotë se ai nuk është artist i mirë që nuk është pjese e finales. Pas saj menjëherë reagoi edhe Ardit Gjebrea duke thënë se ai dhe produksioni e kanë nominuar Ergin në çmimet më të rëndësishme të festivalit si ai ‘Best Vokal” por penalizmi i tij u bë nga votat e kolegëve.
Këtë pjesë mund ta ndiqni prej min. 13.30:
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Rn0n4PrM0kE” width=”560″ height=”315″]