Artistët botërorë të fiksuar pas “Dog Face”
Artistët në mbarë botën janë më aktivë se kurrë në Snapchat. Arti i të bërit ‘selfie’ për disa sekonda na sjell më afër përditshmërisë së personazheve të njohura. Snapchat çdo ditë sjell risi në aplikacionin e tyre, duke të dhënë mundësinë të bëhesh i ri, i vjetër, polic e shumë e shumë të tjera si keto, por, ‘dog filter’ mbetet i preferuari për shumë kënd. ‘Dog filter’, të krijon ndjenjën e një qenushi të ëmbël, i cili mbulon një pjesë të fytyrës me veshë dhe hundë, por gjithashtu zbut lëkuren që e bën të duket më e pastër. Një aplikacioni të tillë nuk i shpetojne as artistët shqiptarë.