“Artistët e mëdhenj kanë një buzëqeshje që…”, mesazhi i ndjerë i Rozana Radit për Robert Ndrenikën

Këngëtarja Rozana Radi ka ndarë me miqtë në rrjetet sociale një mesazh shumë domethënës për aktorin e madh Robert Ndrenika.

Teksa ka publikuar një foto ku shfaqet e përqafuar me aktorin e njohur, ajo sjell ndërmend kujtime nga fëmijëria, si dhe i dedikon fjalë të ndjera.

“Një nga miqtë më të mirë të babait tim. Dikur më këshillonte ndërsa sot më shtrëngon dorën Xhaxhi Berti vazhdoj ta thërras ende. Unë për të do të mbetem gjithmonë e vogla e Nandit. Artistet e mëdhenj kane një buzëqeshje që kur i shikon ta ndryshojnë ditën”, shkruan Rozana Radi, teksa publikon foton me aktorin e madh.

SHKARKO APP