Artisti i mirënjohur Labinot Tahiri falënderon Elionën dhe Kushtrimin: ”Zemra e re” u bë hit falë tyre

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur nga publiku, Labinot Tahiri ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për dy ish-banorët e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Eliona dhe Kushtrim, pasi kënga e tij ”Zemra e re” është shndërruar në një nga hitet virale të momentit. Përmes një postimi në Instagram, Tahiri ndau me ndjekësit historinë e kësaj kënge, duke zbuluar se projekti ishte realizuar rreth tre vite më parë, pa videoklip dhe pa një promovim të madh.

”Këtë këngë e bëra para tre viteve pa klip, me një tekst nga i mrekullueshmi Ilir Berani”,-shkroi ai, duke shtuar se megjithëse e kishte kënduar shpesh në evente dhe koncerte, kënga kishte mbetur thjesht një projekt i dashur për të, pa sponsorizime apo fushata të mëdha promovuese. Suksesi i saj i vërtetë erdhi papritur. Falë prezencës së saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe interpretimit të vazhdueshëm nga Eliona dhe Kushtrimi, kënga mori një jetë të re dhe u kthye në një fenomen viral në rrjet. Labi e cilësoi këtë sukses si një “dhuratë”, duke falënderuar publikisht dyshen për mbështetjen dhe për dashurinë që i dhanë projektit të tij.

”A s’është kjo një dhuratë nga Zoti që Eliona ma bëri edhe më virale këtë super hit? Pa dyshim që ju jam falënderues që ma kanë kënduar këngën afro 90 ditë, çdo ditë”,-u shpreh ai. Në fund të mesazhit, këngëtari e mbylli dedikimin me një falënderim të përzemërt edhe në gjuhën gjermane: “Vielen Danke Eliona dhe Kushtrim. Me dashuri, Labi”. Falë këtij promovimi spontan brenda shtëpisë së Big Brother VIP, kënga “Zemra e re” po përjeton një sukses të dytë dhe tashmë po dëgjohet gjithandej nga publiku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?